Kukësi blen golashënuesin e Malit të Zi

Project Info

Project Description

Skuadra e Kukësit ka bërë afrimin më të fundit. Një supergoditje për ekipin verilindor. Drejtuesit kanë afruar sulmuesin Marko Scepanoviç. Ky i fundit ka shënuar 19 gola sezonin e fundit duke kryesuar renditjen e golashënuesve. Kukësi nuk ndalet në këtë merkato dhe kjo është një ndër goditjet më të mira të kampionatit shqiptar deri në këto momente. Sulmuesi do të jetë i gatshëm për ndeshjen e dytë të Europa League.