Skuadra nis programin në kompleksin “Internacional”

Skuadra e Kukësit ka rinisur përgatitjet në fushën e kompleksit “Internacional”, në Pezë. Stafi teknik ka pasur nën urdhra të gjithë lojtarët në orën 19:00. Seanca ka qenë e një karakteri fiziko-teknik dhe ka zgjatur rreth 90-minuta. Kjo ka qenë edhe seanca e parë në fushën e madhe, pas seancës së djeshme nga kodrat e liqenit artificial.

Grupi e mori të plotë programin e teknikut Gjoka duke e përballuar mjaft mirë. Lojtarët duken në formë dhe besimi është i madh për kalimin me sukses të ndeshjes së kthimit dhe turit të dytë të Champions League.

Leave a Reply