Skuadra i jep fund përgatitjeve për ndeshjen kundër Kamzës

Ekipi i Kukësit i ka dhënë fund përgatitjeve për ndeshjen  kundër Kamzës. Skuadra e kampionëve të Shqipërisë ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Zeqir Ymeri”. Pas ambientimit në hotel “Gjallica”, verilindorët kanë dalë në stërvitje në orën 16:00, atëherë ku është edhe orari zyrtar i ndeshjes së nesërme.

Trajneri Milinkoviç ka zhvilluar një seancë të karakterit tekniko-taktik. Numri një i stolit po i jep fund edhe dilemave për formacionin titullar që do të hedhë nga minuta e parë e takimit. Takimi kundër Kamzës do të luhet nesër, ora 16:00, stadiumi “Zeqir Ymeri”.

 

Leave a Reply