Shameti rinovon me Kukësin

Mbrojtësi Ylli Shameti ka rinovuar edhe për një tjetër sezon me skuadrën e Kukësit. Gjirokastriti ka nënshkruar ditën e sotme kontratën e re dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e kampionëve të Shqipërisë. 33-vjeçari prej 4 sezonesh është pjesë e Kukësit dhe tashmë do të hyj në vitin e tij të pestë.

Pas rinovimit, Shameti ka folur për sajtin e klubit. Ai është shprehur mjaft i kënaqur për rinovimin dhe vazhdimin e aventurës me klubin verilindor.

“Jam mjaft i kënaqur që rinovova me ekipin e Kukësit. Kam 4 vite këtu dhe ndihem si në shtëpinë time, normalisht që do t’i bëja 5 vite me Kukësin. Firmosa edhe për respekt të presidentit Safet Gjici, pasi bisedova me të gjeta gjuhën e përbashkët dhe nuk mund të largohesha.

Do të vazhdoj edhe për këtë sezon dhe i kam objektivat e qarta, do të bëj maksimumin për realizimin e tyre. Besoj se mund të ia dalim mbanë. Tifozët tanë janë si oksigjen për ne, sa më të shumtë të jenë ata, aq më shumë luajmë edhe ne. Një pjesë e suksesit është edhe për ta. Skuadra është forcuar ndjeshëm dhe më vjen mirë që do të jem pjesë e këtij grupi”, – përfundon Shameti për sajtin zyrtar të klubit.

Leave a Reply