Presidenti Safet Gjici takon ekipin para ndeshjes me Skënderbeun

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ka zhvilluar një takim me lojtarët pasditen e sotme, në ambientet e hotel “Gjallica”. Numri një i klubit ka diskutuar me futbollistët e tij në lidhje me ndeshjen e nesërme kundër Skënderbeut. Presidenti u ka shprehur besimin absolut në forcat e tyre edhe në fitimin e titullit kampion. Atmosfera ka qenë mjaft pozitive dhe nuk kanë munguar as shakatë mes presidentit dhe futbollistëve. Besimi është i madh se sfida ndaj Skënderbeut do të kalohet me sukses.

Leave a Reply