Moshat / Fitore për U-17, ndërsa U-19 humbet

Moshat e Kukësit kanë luajtur ndeshjet e radhës. Përballë ekipit U-17 dhe U-19 ka qenë ekipi i Partizanit. Fillimisht ka luajtur U-17, e cila ka fituar me rezultatin 1-0, ndërsa ekipi U-19 ka humbur me të njëjtin rezultat. Ekipi i paratërinjve ka fituar me rezultatin 1-0, ndërsa po me të njëjtin rezultat kan♪7 humbur të rinjtë.

U-17 / Berisha nderon kukësianët

F.K. Kukësi: Leka, Bytyçi, Ademaj, Musa, Ademaj, L. Shala, Gashi, A. Shala, Abazi, Shahu, Berisha. Tr. Agim Belaj.

Skuadra e verilindorëve ka fituar me rezultatin 1 me 0 duke konfirmuar edhe momentin e mirë që po kalojnë. Sfida është fituar me golin e sulmuesit Berisha që ka shënuar me 11-metërsh, në minutën e 43-të. Me golin e sulmuesit është mbyllur edhe pjesa e parë, ndërsa vendasit kanë ruajtur avantazhin deri në fund të takimit duke koleksionuar 3 pikëshin e radhës.

U-19 / Të rinjtë humbasin me rezultat minimal

F.K. Kukësi: FElezi, Matmuja, Curri, R. Elezi, Osmani, Kashtanjeva, Gjermizi, Deda, Tafhasaj, Gjana, Ibishi. Tr. Gëzim Shehu

Skuadra e të rinjve ka humbur me rezultatin minimal në përballjen kundër homologëve të Partizanit. Ekipi i trajnerit Gëzim Shehu nuk ka arritur të marrë pikë në këtë ndeshje, pavarësisht përpjekjeve të lojtarëve të tij për të marrë një rezultat pozitiv.

Leave a Reply