Milinkoviç: Ndeshje e vështirë, por duam fitoren!

Trajneri i F.K. Kukësit ka folur para medieve në një konferencë për shtyp të zhvilluar në zyrat e klubit. Numri një i stolit u është përgjigjur pyetjeve dhe interesimit të gazetarëve në lidhje me gjendjen e skuadrës para sfidës me Vllazninë. Tekniku ka vlerësuar kundërshtarin, por skuadra kampione e Shqipërisë i ka qëllimet dhe objektivat e qarta, i nevojitet vetëm fitorja.

NDESHJA – “Do të jetë një sfidë mjaft e vështirë, pasi Vllaznia ka nevojë për pikë dhe luan futboll të bukur, por ne nuk kemi zgjidhje tjetër përveç marrjes së 3 pikëve. Duam të arrijmë maksimumin në këtë sfidë”.

GJOKA – “Nuk do të jetë një sfidë që do të përballet Milinkoviç dhe Gjoka, por Kukësi dhe Vllaznia. Trajneri Ernest Gjoka mka bërë  mirë me Kukësin dhe e respektoj. Tifozët duhet ta presin ashtu siç më priten mua në Gjirokastër”.

OBJEKTIVAT – “Ekipi jonë synon që të arrijë fitoren në çdo ndeshje. Nuk kemi ultimatum të fitojmë 4 ndeshje, por kemi objektiv të fitojmë çdo sfidë”.

Dëmtimet – “Dëmtimet po na shqetësojnë dhe nuk po na lënë të dalim te loja jonë, por me rikthimin e të gjithëve dhe kur grupi do të jetë i plotë do të arrijmë maksimumin”.

 

Leave a Reply