Milinkoviç & Bakaj: Duam të kthehemi te fitorja

Kampionët e Shqipërisë kanë dalë në një konferencë për shtyp me trajnerin Mladen Milinkoviç dhe sulmuesin Elis Bakaj. Numri një i stolit ka vlerësuar kundërshtarin, ashtu si edhe sulmuesi i Kukësit. Megjithatë, për të dy është e rëndësishme të kthehen te fitorja dhe Kukësi të kthehet në rrugën e duhur.

Milinkoviç: E njohim forcën e Flamurtarit, por kam besim te ekipi

NDESHJA –  “Do të jetë një takim i vështirë përballë një kundërshtari që është në formë të mirë. Duhet të japim maksimumin për të marrë fitoren. Kemi punuar me ekipin gjatë gjithë javës dhe besojmë se do të marrim maksimumin e kësaj ndeshjeje”.

GRUPI – “Kemi pasur mungesa në këto javë, por nuk dua të justifikohem. Mendoj se nëse do të kishim të gjithë grupin do ta fitonim këtë sfidë. Nëse Shameti, Musolli dhe Zeqiri do të ishin me ne do të kishim më shumë pikë në klasifikim”.

KAMPIONATI – “Ende herët për të folur për titullin kampion. Ka shumë javë dhe ndeshje. Ne do të mundohemi të bëjmë më të mirën, pa menduar për kundërshtarët”.

Bakaj: I kënaqur te Kukësi, duhet të fitojmë

Sulmuesi Elis Bakaj e vlerëson maksimalisht takimin kundër Flamurtarit, por beson se skuadra e tij do të ia dalë mbanë me sukses. “E kam thënë se Flamurtari është një ekip mjaft i fortë dhe rival për titullin kampion, pavarësisht kësaj ne do të shkojmë në Vlorë për fitore. Besojme te forcat tona dhe sigurisht do të mundohemi të marrim maksimumin. Ndjehem shumë mirë te Kukësi, nuk ka presion, por kërkesë llogarie. Nuk më interesojnë trofetë individual, por ata ekipor më shumë se  gjithçka. Ne jemi grup i fortë dhe do t’ia dalim mbanë së bashku”, – përfundon Bakaj.

 

Leave a Reply