Kukësi i jep fund përgtitjeve për ndeshjen ndaj Egnatias

Kukësi i ka dhënë fund përgatitjeve për ndeshjen ndaj Egnatias, në Kupë. Trajneri Mlladen Milinkoviç dhe stafi i tij kanë rreshtuar ekipin, pasdite, në kompleksin “Internacional”, në Pezë.
Kampionët e Shqipërisë kanë zhvilluar një seancë të karakterit tekniko-taktik. Lojtarët kanë treguar përqendrim dhe kanë marrë të plotë programin e përgatitur nga numri një i pankinës.

Kukësi do të nisë rrugëtimin e Kupës, ditën e nesërme në ndeshjen kundër Egnatias në Rrogozhinë. Verilindorët do të luajnë në stadiumin “Rrogozhina”, prej orës 16:00. Kukësi nuk e ka nënvlerësuar aspak këtë ndeshje dhe e ka përgatitur me shumë seriozitet.

 

Leave a Reply