Kukësi B fiton edhe ndeshjen e dytë, goleadë ndaj Adës

Ada 1
Kukësi B 4
E diel, 8 tetor 2017, ora 14:30, Velipojë
Shënues: Sadiku (x2), Koldashi, Cenaj

Kukësi B: Hasanbelli (Basha), Xhixha, Zylyftari, Germizi, Grori, Koldashi, Joti, Cenaj (Mema), Sadiku, Karakushi (Kazma).  Tr. Edmond Dalipaj

Skuadra e Kukësit B ka arritur fitoren e dytë në po kaq ndeshje në Kategorinë e Dytë të futbollit. Ekipi i dytë i Kukësit pati përballë ekipin e Adës së Velipojës. Takimi u zhvillua në stadiumin e Velipojës, prej orës 14:30. Djemtë e drejtuar nga trajneri Dalipaj nuk e vunë asnjëherë në diskutim fitoren, pasi shënuan që në minutën e parë të lojës shënuan me anë të Sadikut. Verilindorët kontrolluan minutat në vazhdim dhe arritën të shënonin edhe golin e dytë me anë të Cenajt. Për t’u përmendur është edhe një penallti e pritur nga portieri Hasanbelli në pjesën e parë. Pjesa e dytë vazhdon me të njëjtin ritëm. Kukësi B arriin trefishojë shifrat me Sadikun, ndërsa vendasit kundërpërgjigjen duke ngushtuar rezultatin në 3 me 1. Kuksianët ushtrojnë presion dhe gjojnë edhe golin e 4-ët me Koldashin. Ndeshja mbyllet me rezultatin 1-4 në favor të Kukësit B.

Trajneri Dalipaj pas ndeshjes

“Ishte një ndeshje që e kishim vlerësuar maksimalisht. Ishte transferta e parë për ne dhe më vjen mirë që dolëm me fitore. Pas fitores me Mamurrasin dhe kësaj fitoreje me Adën, ekipi ka fituar më shumë vetëbesim. Më kënaq loja e mira dhe fakti që po arrijmë të shënojmë. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të punojmë për ndeshjet e ardhshme”.

Leave a Reply