Informacion në lidhje me biletat për ndeshjen e nesërme

Federata Shqiptare e Futbollit përmes një njoftimi, si organizatore e ndeshjes së nesërme të Superkupës,  informon se ka filluar shitja e biletave për Superkupën e Shqipërisë, F.K. Kukësi – Tirana, e cila do të zhvillohet më datë 6 shtator, ora 19.00, në stadiumin “Selman Stërmasi”, në Tiranë.

Tifozeria e Kukësit do të vendosen në tribunat B1, B2, C1, C2, G1 dhe G2. Biletat për tribunat C1, C2, G1 dhe G2 kushtojnë 300 lekë, ndërsa për tribunat B1 dhe B2 kushtojnë 600 lekë.

Biletat mund të blihen në sportelin e biletarise pranë stadiumit “Selman Stermasi” (orari 09.00 – 17.00) ose në biletarine online në faqen zyrtare te Federates Shqiptare të Futbollit në linkun në vijim:https://bileta.fshf.org/biglietteria/listaEventiPub.do.

 

Leave a Reply