FK Kukësi, ndërpret komunikimin me gazëtën “Panorama Sport”.

Duke nisur që nga dita e sotme  klubi ynë është i deturuar të ndërpresë çdo komunikim me gazeten e përditshme “Panorama Sport”.

Kjo ngrirje e mardhënieve do të jetë deri ditën kur  drejtësia do të vendosë për padinë që ne kemi bërë si klub ndaj kësaj gazete për shpifje.

Ne tashmë jemi në gjyq me këtë organ  dhe do presim vendimin zbardhjen e së vërtetës dhe më pas do shkojmë dhe drejt hapave  të tjera të padisë në shkallët e drejtësisë. .

Ritheksojmë se gjatë gjithë kësaj periudhe që Kukësi ka qenë ne elitën e futbollit shqiptar dhe pjesëmarrës me rezultate mbresëlënëse në Europë, politika editoriale, por dhe kronika e kësaj gazete ndaj nesh,  ka qenë dashakeqëse dhe opinioni  publik është keqinformuar me dashje, pasi gazeta mban hapur anën e ekipeve rivale të Kukësit.

Madje rasti më flagrant ka qenë dhe  hetimi i sivjetëm  prokurorisë austriake  për “trukim” nga ana e  ekipit tonë , kur gazeta në fjalë nuk mbajti qëndrim korrekt , por anoi dhe besoi nga akuzat e pabaza ndaj nesh, duke ndikuar rëndë tek psikologjia e lojtarëve para ndeshjes me Sheriff Tiraspol.

Përgjigja më e mirë erdhi këto ditë nga Viena, ku u vërtetua katërcipërisht,  nga gjithë hetimet  se Kukësi nuk ishtë përfshirë në asnjë trukim, apo paravendosje rezultatesh. Kukësi e themi me bindje se e ka ngritur lart Falmurin tonë Kombëtar dhe flamumrin dhe simbolet e klubit  në shumë stadiume europiane.

 

Gazetës në fjalë kurrë nuk i ka munguar informacioni dhe e drejta për të marrë këtë informacion nga klubi në anën zyrtare , por ka preferuar rrugë të tjera që ajo ka gjykuar më regjistrime , me perosna të paautorizuar, që gjithsesi edhe pse për ne jane  të pamorlshme, janë rrugë që gazeta i përzgjedh vetë.

Jo vetëm stafi teknik, lojtarët , por dhe vetë presidenti i klubit vazhdimisht janë prononcuar për gazetën , por në faqet e saj  ka patur lajme të rreme për takime të presidentit dhe fjalë që nuk janë thënë kurrë. Është shkruar me të madhe dhe ne faqet e para për ikje lojtarësh që janë tani tek Kuëksi, për lojtarë  dhe trajnerë që kurrë nuk janë përmenduar tek Kukësi dhe që në faqet e gazetës kanë nënshkruar, duke dhënë dhe detaje rrogash e kontratash. Dhe kjo për të rritur  inetresimin e lojtarëve dhe stafit, të përmenduar në faqet e gazetës dhe për ngritjen e tregut të tyre , sikur po i kërkon Kukësi.

Edhe pse gazeta më e madhe në vend , ku ekipit kampion i takon hapësira më e madhe, “Panoram Sport”, nuk e ka bërë këtë gjë dhe nuk ia imponojmë, por për  aludime dhe keqinformime kemi patur gjithmonë faqen e parë.   Prania e gazetarëve të kësaj gazete në aktivitet tona stërvitore dhe zyrtare është minimale, sidomos në ndeshjet dhe aktivitet në Kukës, duke u marrë më shumë më ndonjë lojtar , apo anëtar të stafit që në mënyrë të pamoralshme dërgon në gazetë dhe informacione të paqena.

Nga ana tjëtër në nuk befasohemi nëse gazeta në fjalë do shkruajë sërish të pavërteta dhe inskenime. Gjithkush zgjedh rrugën e vet të komunikimit dhe bashkëpunimit, por jo duke njollosur palën tjetër me pa të drejtë.

Ne që nga sot nuk do kemi asnjë prononcim në këtë gazetë dhe asnjë ftesë në aktivtetet tona.

Gazeta mund të vijojë me rrugët që ka patur deri tani, dhe me njerëz që nuk janë pjesë e klubit.

Theksojmë se dhe reagimet e tifozërisë sonë ndaj gazetës janë në sinkron me qëndrimin tonë, dhe vazhdimisht nga ata ka patur revolta për shkrimet e pavërteta , por klubi nuk ka ndërhyrë kurrë për të dirigjuar gazetën dhe gazetarët. Është opinioni publik, dhe lexuesit që gjykojnë.

Ne vijojmë rrugën tonë.

Leave a Reply