F.K. Kukësi i jep fund përgatitjeve në Tiranë, niset drejt Vlorës

F.K. Kukësi i ka dhënë fund përgatitjeve për ndeshjen kundër Flamurtarit. Ekipi ka zhvilluar stërvitjen e fundit në kompleksin “Internacional”, në Pezë. Trajneri Mladen Milinkoviç ka pasur në dispozicion ekipin në orën 15:00. Seanca ka zgjatur rreth 90-minuta. Tekniku i kampionëve të Shqipërisë aplikoi një program tekniko-taktik. Ai dha edhe detyrat e fundit për formacionin që do të hedhë në fushë ndaj Flamurtarit.

NISJA – Skuadra pas përfundimit të stërvitjes është nisur drejt Vlorës. Ekipi do të kalojë natën në qytetin bregdetar në pritje të ndeshjes të së dielës, në orën 17:00, stadiumi “Flamurtari”.

Leave a Reply