Enea Koliçi, pjesë e Kukësit edhe për sezonin e ardhshëm

Portieri Enea Koliçi do të jetë pjesë e Kukësit edhe për sezonin e ardhshëm. “Gardiani” i portës kuksiane do të vihet nën urdhrat e Mlladen Milinkoviç. 31-vjeçari ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin e Kukësit dhe ka hedhur firmën në kontratën e re me verilindorët.

Koliçi shprehet mjaft i kënaqur që do të zgjasë aventurën me kampionët e Shqipërisë. “Jam shumë i kënaqur që rinovova me Kukësin. Më vjen mirë që gjeta gjuhën e përbashkët me klubin dhe presidentin Safet Gjici. Do të bëj maksimumin për klubin dhe do të punoj fort për plotësimin e objektivave të tjera. Dua që të fitoj të gjithë trofetë e mundshëm për këtë sezon.

Nuk kam biseduar ende me trajnerin Mladen Milinkoviç, por me Luftëtarin ka bërë mjaft mirë dhe jam i sigurt se edhe me ekipin e Kukësit do të bëjë  po aq mirë. I kam ndjekur zhvillimet në skuadër dhe mendoj se janë bërë disa afrime mjaft të mira”, – shprehet Koliçi për sajtin e klubit.

Leave a Reply