Çmimet e biletave dhe ndarja e tribunave për ndeshjen ndaj Sheriff Tiraspolit

Klubi i Kukësit bën të ditur ndarjen e stadiumit në tribuna dhe çmimet e biletave për ndeshjen ndaj Sheriff Tiraspolit. Në program ditën e mërkurë, ora 19:30, në stadiumin “Elbasan Arena”.
Çmimet e biletave në tribunat C1, C2, dhe C3 do të jenë 300 lekë.
Në tribunat F, E, D do të jenë 500 lekë.
Çmimet e biletave në tribunën A1, A2, A3, A4, B1, B2, B4, B5 do të kushtojnë 1 000 lekë.
Çmimet e biletave në tribunën VIP dhe B3 do të kushtojnë 2 000 lekë.
Tifozeria mike do të akomodohet në tribunën G3, ndërsa tifozeria jonë do të ketë sektorët e tjerë të stadiumit.
Shitja e biletave ka filluar në orën 09:00, në pikën e shitjes së “Selman Stërmasi” dhe “Elbasan Arena”.

 

 

 

 

 

Leave a Reply