Në konferencën për shtyp trainer Peter Pacult ju përgjigj interesimit të madhë të mediave .
Jemi pregatitur shumë mirë keto tre javët e kaluara, kemi bërë ndeshje të mira gjatë fazës pregatitore.Tani po fillon kampionati dhe këto ndeshje janë krejtësisht të ndryshme por mendimi im është që ekipi është mirëpregatitur për fillimin e kampionatin.
Do tentojmë të fillojmë ndeshjen nesër kundër Vllaznis,shpejtë e ta befasojmë kundershtarin që nga minuta e parë, të jemi të përqëndruar.Nëse arrijmë të bëjmë me ekipin atë që kemi bërë gjatë fazës përgatitore atëhere jemi ne rregull.
Ekipin e njoh tani keto tre javë nuk dua të flas si ka qënë më parë, e keni parë fazën pregatitore ka ndikuar shume të ekipi edhe në stervitje nga dita në ditë atmosfera është e mirë
Unë jam një trainer që do gjithmonë fitoren dhe kur nuk e fitoj ndeshjen nuk dua që ekipi të mposhtet, skuadra e di si jam dhe çfarë kërkoj unë nga ata, dhe shpresoj që do ta tregojnë nesër në fushë.