cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Kukësi fiton ndaj Kayserisporit me rezultatin 2 me 1

  • January 8, 2018
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 457 Views

Sot në orën 17:00, me orën lokale turke u luajt takimi miqësor midis Kayserispor dhe Fk Kukësit,takim që u mbyll me fitoren e kuksianëve me rezultatin 2 me 1.

Një pjesë e parë që filloi mjaft mirë për Kukësin i cili luajti me kombinime të shumta dhe në sulm.

\"\" Si rezultat i kësaj loje erdhën dhe 2 golat për kuksianët, i pari në minutën e 21 me autor Ardit Peposhin dhe i dyti një minutë më vonë nga goditja e këndit, ku Shameti dyfishon rezultatin.

Në minutën e 41 vjen dhe goli i vetën i turqve të Kayserisporit.

Kështu 45 minutat e para u mbyllën me fitoren e kuksianëve me rezultatin  2 me 1.

Pjesën e dytë, Kukësi e fillon më i qetë dhe më i sigurt, i tërhequr pak në mbrojtje,  por që kundërsulmon herë pas here.

Gjithashtu edhe turqit sulmojnë në pjesën e dytë, por pa rezultat. Ndërhyrjet e Allës në mbrojtje  dhe Frashërit të futur në pjesën e dytë neutralizojnë cdo gjë.

\"\"Nga minuta e parë tranjeri Pacult ka aktivizuar këta lojtarë.

Kolici,(Frashëri), Idrizi ,( Shkodra )Alla, Shameti,Rrumbullaku,Peposhi(  Dillon   ) Musolli,Rustemi,Sadiku(Imami),Bakaj (Hallaci),Guri,

Në këtë takim debutuan Dillon,Shkodra,Hallaci,Sadiku.

Eshtë mbyllur kështu takimi i parë miqesor i zhvilluar në Antalia.

Të mërkuren me datë 10 janar ekipi i Kukësit ka përballjen me një tjetër ekip turk, atë të Bursaspor-it që do të luhet në orën 13;00 me orën lokale turke dhe me datë 13 janar në orën 20:00 me skuadrën e Fenerbace-së.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.