cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Kukësi drejt mbylljes së një tjetër miqësoreje luksi në Antalia të Turqisë.

  • December 29, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 62 Views

Gjatë fazës përgatitore që do të zhvillohet në Antalia të Turqisë, nga data 04.01.2018 deri me 16.04.2018, ekipi i Kukësit është drejt mbylljes së një tjetër miqësoreje luksi.

Pas ndeshjeve me FK Kajseriasporin  që do të luhet me datë 08.01.2018 dhe FK Bursasport me 10.01.2018,ekipi kuksian do të përballet   me FK Fenerbahçen e Stambollit.

Kjo ndeshje pritet të luhet  me datë 13.01.2018 në stadiumin “Mardan Palace” të Antalias.

Ekipi kuksian vjen në këtë miqësore ndërkombëtare pas prezantimeve dinjitoze në kupat e Europës për 5 sezone rradhazi.

Kukësi është fitues i 1 kampionati shqiptar,1 kupe të Shqipërisë dhe 1 superkupe,nënkampion dhe finalist i Kupës në katër sezone.

Shkuarja deri në turin e katërt të Europa League në sezonin 2013 – 2014 është dhe një nga sukseset më të mëdha të ekipit kuksian.

Ekipi kampion i Shqipërisë,  pritet të ndeshet me  një nga skuadrat më të mira turke, 19 herë kampionen e Turqisë,fituesen e 6 kupave  dhe 19 superkupave turke.

Ky ekip i themeluar në vitin 1907 në Stamboll, ka arritje dhe në përballjet ndërkombëtare.

Fenerbahçe ka fituar një Kupë të Ballkanit në vitin 1968, e cila shënohet si trofeu i parë  nderkombetar i fituar nga një ekip turk.

Në garat europiane, Fenerbahçe ka arritur në çerekfinale në sezonin 1963-64 të Kupës  UEFA,  dhe në sezonin 2007-2008 të Ligës së Kampionëve.

Performanca në gjysmëfinalen  e sezonit 2012-2013 të  Europa League, është shënuar si arritja e tyre më e madhe në garat evropiane.

Fenerbahçe është një nga ekipet turke që ka miliona tifozë brenda Turqisë si dhe miliona të tjerë në komunitetet turke në të gjithë botën.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.