cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Milinkoviç: Nuk më vjen keq nëse më shkarkon Gjici.

Çfarë po ndodh me Kukësin? I mungon stabiliteti?

“Kjo është diçka që as unë nuk e kuptoj dot. Fusha jonë na është kthyer në makth. Kemi humbur shumë pikë këtu, dhe prandaj vjen edhe diferenca me skuadrat e tjera në klasifikim.”

Kështjellë ka në Gjirokastër, dhe jo në Kukës. Sot iu a mori Luftëtari…

“Të them të drejtën, prisja që ta mbyllnim vitin me një fitore, dhe sot jemi plotësisht të zhgënjyer.”

 

Bajerni i Mynihut hoqi Ançelotin. Çelsi hoqi Murinjon. A besoni se mund ta riktheni në rrugën e duhur Kukësin?

“Në radhë të parë, duhet të flasë me presidentin, pasi ai i bën planet e ekipit. Çdo gjë që të vendosë ai, ne do të jemi dakord, sepse nuk kemi arritur objektivat që kemi vënë në fillim.”

Pas ndeshjes keni thënë që do flas me presidentin. Do ju vijë keq nëse presidenti po mendon t’ju zëvendësojë tani?

“Jo, është normale që presidenti të shohë për alternativa të tjera, pasi ai e di se si duhet të veprojë. Jemi të hapur në këtë aspekt. Kur nuk ka rezultate, nuk jam i shqetësuar nëse do fliste me ndonjë trajner tjetër.”

A ju mbron kontrata nga ndonjë shkarkim i mundshëm, apo do i jepni dorën Gjicit?

“Në asnjë mënyrë që kontrata nuk na mbron. Kemi rënë dakord me presidentin Gjici, dhe mbi kontratën qëndrojnë fjalët që i kemi dhënë njëri-tjetrit.”

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.