cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Milinkoviç: Merkato, pret, ka kohë deri në Janar

Eshtë zhvilluar edhe sot si çdo prag ndeshje Konferenca për shtyp e tranierit Milinkoviç.

 

\"\"Interesimi i gazetarëve ka qënë për largimin e Aliev dhe afrimet e reja tek Kukësi, dhe pse ato nuk bëhen publike për median.

Kukësi është  ekip serioz, jo çdo gjë del në media. Jo vetëm për arfimet që janë tani të cilat do të provohen,  por edhe për të tjera, do të mendohemi mirë para si ti bëjmë publike. Cdo gjë në kohën e duhur.

Përsa i përket Alyev – ai erdhi te Kukësi për të bërë diferencën,por nuk dha atë që prisnim.

I urojmë që të këtë një karrierë të mirë atje ku do shkoj. Ai është nje lojtar i mirë por që nuk u ambientua në kampionatin shqiptar.

Besojmë te Guri i cili ka luajtur në cdo ndeshje dhe e ka fitur atë vënd me meritë, kështu që nuk do te ndihet mungesa e Alyev.

\"\"Merkato,  pret, ka kohë deri në Janar.

Na vijnë 50 oferta në ditë të cila i shohim me kujdes bashkë me Naimin por nga këta  do zgjedhim 3 – 4 lojtarë që mendomjë se do te jenë me të vërtetë të mirë.

Nuk presim ndonjë ndryshim të madh, kështu menduam edhe per  Aliev. Ne besojmë te ekipi që kemi.

Në qoftë se do më pyesnit në fillim për Etemin, s’do të dija të flisja, tani Kukëusi ka fituar një lojtarë shumë të mirë.

Nëse ata që afrohen do bëjnë diferencën do jetë shumë mirë.

Por tani jemi të përqëndruar te ndeshja me Luftëtarin.

Ata kanë një ekip të mirë,luajnë mirë dhe kur fitojnë dhe kur humbin.Mund të them që ata kanë  humbur se  fati nuk ka qënë  me ta, jo nga loja që bejnë. Janë një ekip që kanë vite që luajnë bashkë dhe e njohim mirë njëri tjetrin.

Ne nuk duhet të gabojmë në shtëpinë tone, dhe diferenca me Skëndërbeun është nga hapat fals që ka bërë Kukësi.

Kukësin duhet ta bëjmë kështjellë që asnje ekip të mos marr pike, nëse arijmë këtë jemi afër objektivave. –  e mbylli fjalën e tij para gazetarëve tranieri Milinkoviç.

 

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.