cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Bakaj: Nëse nuk gabojmë, e ruajmë titullin kampion

Sulmuesi i Kukësit: Kemi zhvilluar një nga ndeshjet më të mira të këtyre dy muajve të fundit

Elis Bakaj ka marrë këtë sezon petkun e golashënuesit te Kukësi. Sulmuesi kryeqytetas po bën mjaft mirë nën fanellën e kampionëve dhe po shënon rregullisht. Edhe në përballjen me Teutën u tregua i saktë nga pika e penalltisë, duke i hapur udhë fitores.

Pas ndeshje, për “Sport Ekspres” 30-vjeçari nuk nguron që të flasë për këtë fitore, të cilën e konsideron si shumë të rëndësishme. Bakaj beson se nëse nuk do të gabojnë më mund ta arrijnë vendin e parë.

\"\"Kukësi i varur nga Bakaj?

Autori i 9 golave e thekon se nuk do të ishte këtu pa shokët e skuadrës. Shënoni sërish në fitoren e Kukësit, sa e rëndësishme ishte kjo fitore? Pak rëndësi ka se kush shënoi. Ishte një fitore shumë e rëndësishme përballë një skuadre shumë të fortë si Teuta, e cila në fushën e saj paraqitet gjithmonë shumë mirë. Duke parë edhe ndeshjen, pësuam një gol të pafat, pasi nuk e meritonim të ndëshkoheshim. Kemi zhvilluar një nga ndeshjet më të mira të këtyre dy muajve të fundit. Kemi pasur raste, qarkulluam topin dhe të gjithë reparte funksionuan mirë. Ishte momenti për të bërë kthesën.

Po shkon drejt fundit faza e dytë dhe jeni 9 pikë larg Skënderbeut…

Kemi një ndeshje shumë të vështirë. Luftëtari ka një skuadër shumë të mirë. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Ekipi i Kukësit ka lojtarë me kualitet, shumë të mirë dhe normalisht duhet të kishim më shumë pikë se aktualisht, megjithatë futbolli prandaj është i bukur futbolli se ka dhe të papritura. E rëndësishme është se ne dimë të reagojmë, e kemi treguar shumë herë dhe tani na mbetet që të kemi vetëm vazhdimësinë e mos të përsërisim gabimet që kemi bërë.

Besoni se mund të gabojë Skënderbeu në dy fazat e fundit dhe të arrinin në vendin e parë?

Nuk më pëlqen të flas për skuadra të tjera. Mua më intereson vetëm skuadra ime. Ne duhet të shohim skuadrën tonë, të vlerësojmë çdo ndeshje sipas radhës. Kampionati shqiptar po tregon javë pas jave se është një kampionat shumë i fortë. Duke parë vetëm ndeshjen e radhës, dhe duke gabuar sa më pak kemi shanset, pavarësisht se do të jetë e vështirë, të kemi shanse për të arritur titullin kampion.

Jeni golashënuesi i skuadrës, mund të themi se Kukësi varet nga Bakaj?

Jo, nuk mund të them se Kukësi varet nga unë. Është meritë e gjithë skuadrës, pasi pa ata do isha si një peshk në mes të detit, që nuk do e dinte nga të shkonte. Gjej rastin t’i falënderoj, sepse sot zhvilluan një ndeshje shumë të mirë dhe më kanë ndihmuar gjithmonë që të shënoj. Nuk është synimi im parësor që të shënoj, por të fitoj sa më shumë trofe te Kukësi. Për një sulmues është mirë sa herë që shënon, pasi ndihmon skuadrën. Një dedikim për golin? Golin ia dedikoj skuadrës. Kjo fitore është për skuadrën, pasi kemi vuajtur shumë këto javët e fundit, kemi çaluar shumë herë dhe normalisht e ndjenim që kishim gabuar shumë e nuk na lejoheshin më gabime.

\"\"Jemi të gjithë si një familje.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.