cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Teuta – Kukësi, minut pas minute

  • December 17, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 166 Views

Kukësi dhe Teuta mbyllën javën e 15-të të Kategorisë Superiore, me sfidën mes tyre që përfundoi në shifat 1-2. Verilindorët fituan me përmbysje. Të parët që shënuan, ishin durrësaket, me Latif, në minutën e 31-të.

 

Më pas, Kukësi fitoi një penallti pranë fundit të pjesës së parë, dhe Bakaj nuk fali nga 11 metra. Disa sekonda sapo filloi pjesa e dytë, ishte Ethemi ai që përmbysi shifrat për ekipin e Milinkoviç.

Pas kësaj fitoreje, Kukësi ngjitet në vendin e dytë.

 

FT  | Teuta 1-2 Kukësi

Golat: Latif 31′ / Bakaj 43′, Ethemi 46′

 

Minut pas minute

Mbyllet i gjithë takimi. Teuta 1-2 Kukësi.

\"\"

93’ Kukësi kryen edhe zëvendësimin e tretë. Largohet Imami, në fushë Peposhi.

92’ Largohet Bakaj. Në fushën e lojës Kërkotiç.

91’ Karton i verdhë edhe për Albi Allën, por vonesë loje.

90’ 3 minuta shtesë.

87’ Jorgji ndëshkon edhe Shkallën me të verdhë, për një ndërhyrje të parregullt ndaj Musollit në mesin e fushës.

82’ Bakaj kërcen mbi Shkallën, godet me kokë, por shënjestra nuk është e saktë.

77’ Largohet Beqaj për Teutën, në lojë Magani hedh Bilalin.

 

71’ Kartoni i dytë i verdhë për Shametin. Arbitri Jorgji nuk e fal, dhe i nxjerr të kuqin.

70’ Kukësi kryen zëvendësimin e parë. Largohet Ethemi, në fushë Albi Alla.

69’ Kale godet bukur nga jashtë zonës me të majtën, por topi kalon pranë shtyllës së majtë të portierit Kastrati.

66’ Koliçi bën mrekullinë, ku bllokon me këmbë, një goditje të Hilës, e cila po shkonte rrezikshëm drejt portës.

65’ Largohet nga fusha Karimi. Në lojë, Cmajcanin.

65’ Ndëshkohet edhe Shameti me të verdhë, pas një ndërhyrje në kohë vonesë ndaj Dediç.

57′ Hakaj futet mirë në zonën e Kukësit nga e majta, por Shameti spastron zonën.

55’ Dediç ka një mundësi të shkëlqyer, për të barazuar. Topi i harkuar nga e majta, goditet me kokë nga Dediç, por topi shkon pak mbi traun e portës.

\"\"46’ Gooool Ethemi. Sapo fillon pjesa e dytë, një top jo i larguar mirë nga Shkalla, i vjen në ndihmë Ethemit, që nuk fal nga pranë portës.

Nis pjesa e dytë.

 

Mbyllet pjesa e parë. Teuta 1-1 Kukësi

45’ Arbitri i katërt akordon 1 minutë shtesë.

45′ Ndëshkohet me të verdhë edhe Bakaj.

\"\"43’ Gooool Bakaj. Sulmuesi i Kukësit nuk fal nga pika e bardhë.

41’ Hakaj prek topin e dorë, pas një harkimi të Kale. Arbitri Jorgji nuk ka dyshime. 11 metërsh.

35’ Latif ndëshkohet me karton të verdhë, pasi nuk lejon portierin Koliçi të nisë lojën. Arbitri Jorgji nuk e fal.

31’ Goooool Amadu Latif. Pas një goditje nga jashtë zone të Hilës, topi përplaset në shtyllë, dhe Latif me portën e boshatisur shënon me lehtësi.

 

24’ Guri merr një top të bukur me gjoks, godet menjëherë pa u kthyer, por shtylla ndal sulmuesin.

21’ Imami lëshon një goditje të fortë me të majtën, nga jashtë zonës, por topi shkon vetëm pak mbi traun e portës.

12’ Guri shkon drejt portierit Kastrati, por godet lehtë drejt portës, dhe gardiani i Teutës kontrollon lehtësisht.

4’ Kale hedh një krosim në zonë, por në momentin e fundit, Shkalla spastron zonën.

1′ Nis takimi në Durrës.

 

\"\"FORMACIONI

Teuta – Kukësi

Teuta: Kastrati, Beqja, Shkalla, Sykaj, Hakaj, Lena, Hila, Dediç, Çyrbja, Reza Karimi, Latif. Trajner: Gugash Magani

Kukësi: Koliçi, Idrizaj, Shameti, Hoxha, Rrumbullaku, Ethemi, Musolli, Imami, Kale, Bakaj, Guri. Trajner: Mlladen Milinkoviç

Gjyqtarë: Enea Jorgji, Emigers Ganxhi, Rudin Preça, Astrit Mahmuti

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.