cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Milinkoviç: Lojtarët treguan se e donin këtë fitore

  • December 17, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 161 Views

Trajneri i Kukësit, Mladen Milinkovic, foli për mikrofonin e “Supersport” pas ndeshjes me Teutën.

Me shume i kënaqesh pikëve apo zhbllokimit psikologjik të skuadrës?

Besoj që luajtëm mirë më 11 lojtarë, dhe edhe pse u gjendëm në disavantazh lojtarët bënë mirë. Edhe kur ishim me 10 lojtar ata treguan që e donin këtë fitore. Para ndeshjes e kam thënë qe fitorja na duhej për të dyja, edhe për pikët dhe për psikologjinë.

Për sulmin e Teutës kur u gjendët më 10 lojtarë?

Në bëmë një ndërrim para së Shameti të dilte sepse donim ta kapnin ne befasi Teutën, por kur doli Shameti na ndihmoi fati dhe e fituam këtë ndeshje.

A ju beson më shumë ekipi pas kësaj fitoreje?

Thashë që do largohem jo se nuk kisha besim unë te ekipi apo ekipi te mua, por sepse mungonin rezultatet dhe dikush duhet te merrte përgjegjësi, sepse nuk dua te tallem me objektivat e presidentit. Kemi lojtare të mirë po nuk janë ne gjendjen e tyre me të mirë fizike, siç ishte Musolli sot që po përmirësohet çdo ndeshje e më shumë.

A keni nevoje për blerje në merkaton e janarit?

Natyrisht që do ndërhyjmë sepse dhe Skenderbeut që është në kryu i duhet të bëjë blerje, por nuk do nxitohemi dhe do të shohim alternativat më të mira për ne.

Çfarë preferon trajneri të blejë në merkaton që vjen?

Rëndësi ka që të jenë lojtarë më të mirë se këta që kemi dhe te bëjnë diferencën në çdo repart sepse kemi edhe kupën dhe na duhen 18 lojtare që të jenë në formën më të mirë

A je i shqetësuar për gjendjen e mire të Luftëtarit meqë do luani me ta ndeshjen e ardhshme?

Luftëtari bën futboll të bukur, ndoshta më të bukurin në Shqipëri. Nuk e kam parë më Partizanin, por ishte një surprizë edhe për mua që të mundte 5-0 një ekip të madh si Partizani.

Gjendja e Shametit, pse është gjithmonë kaq agresiv?

Sa për Shametin ju e dini që ai jep 1000% ne fushë, por ndonjëherë është me shumë agresiv seç duhet. Gjithsesi fola me të pas ndeshjes dhe më tha që nuk kishte bërë faull.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.