cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Halili:Nuk largohem nga sfidat kupat do udhetojnë drejt Kukësit

Në konferencën e sotme për shtyp në prag ndeshjen me Teutën ishin para gazetarëve tranieri Milinkovic dhe menaxheri Halili.

\"\"Eshtë një ndeshje e vështirë, dhe ne  jemi në nje pozicion jo të rehatshem  nuk e prismim që  pas 14 ndeshjesh të jemi me pikë të tilla. Pavarësisht kësaj  duhet të shohim përpara në dy ndeshjet e rradhës – e hapi bashkëbisedimin me gazetarët tranieri Miilnkovic

Këto dy ndeshje janë objektiv për t’u fituar dhe nuk i  shoh si ultimatum nga presidenti siç shkruhet në shtyp. Një ekip pertendent për titull patjetër duhet të fitoj për të arritur objektivat,edhe në dy barazime të ndeshjeve të kaluara  nëse do të kishim fituar, diferenca do të ishte më e vogel.

Ilaçi më i mirë është  fitorja e 3 – 4 ndeshjeve  rradhazi pasi shkurton diferencën dhe i afrohemi objektivit. Duhet të krijohet besimi tek fitorja nga ana e lojtarëve.

Në çoftë se vini e shikoni në stervitje –  dhe unë ju ftoj që të vini- ekipi është krejt ndryshe nga ai që shfaqet në fushën e  lojës dhe ne po kërkojmë të kuptojmë se çfarë nuk shkon.

I pyetur për merkaton e Janarit ai u shpreh:

\"\"E rëndesishme është fitorja me Teutën, kemi punuar edhe në aspektin e merkatos por ajo mund të presë.  Unë besoj se lojtarët aktual janë kualitete,  pavarësisht formës që kanë paraqitur.Ata  janë përpjekur,  janë serioz dhe e dinë gjëndejen e ekipit në këtë moment.

Dhe për këtë faji është i joni, i stafit drejtues dhe i lojtareve, i askujt tjeter.

E theksoj se ndeshja me Teutën duhet fituar, nuk është vendimtare për titull pasi  ka shumë ndeshje për tu luajtur .

Interesim kishte dhe bashëkbisedimi me menaxherin e skuadres zotin Halili,

\"\"I pyetur për përgjegjësinë që mban për merkaton e realizuar në verë, ai u shpreh:

Presidenti ka të drejtë unë u mundova të bëj më të mirën në merkaton e verës. Kam dështuar në 2-3 afrime por për këtë ,jam konsultuar me tranjerin, megjithatë  përgjegjësi kryesor jam unë.

Dhe  barra bie mbi mua.

Raportet me tranjerin ishte një tjetër pyetje për Z. Halili.

Unë e kam propozuar tranierin tek presidenti Gjici sepse besoja dhe besoj tek ai, por kur nuk ka rezultate ndihem keq.

Ai po  shpenzon  shumë  për të ruajtur titullin kampion, dhe  beson te  tranieri, se deri në fund të majit do të arijmë objektivat, dhe ai ska gabuar deri tani.

Nuk largohem nga sfidat kupat do udhetojnë drejt Kukësit

I pyetur për merkaton nëse do të jetë përsëri ai që do të afroj lojtar.- Menaxheri Halili tha:

Do të jetë njësoj, unë do t’i servir lojtarët,  dhe tranieri do te zgjedhë. Nuk do bejmë merkato të madhe. Do kërkojmë vetëm 2- 3 lojtar,për të cialet do të vendos tranieri.

Besojmë te  kualitete që kemi, dhe deri tani nuk më  ka zhgënjyer asnjëri prej tyre. Kisha pritshmëri më të mëdha tek Aliyev,  por siç duket nuk është ambientuar me ekipin,dhe  gjuha është një tjetër problem. E mbylli bashkbisedimin me gazetarët menaxheri Halili.

Sot ekipi udheton drejt Durrësit.Dhe nesër në stadiumin “Niko Dovana”në orën 16:00 do te luhet përballja për javën e 15 të të Kategorisë Superior Teuta – Kukësi.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.