cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

FK Kukësi:Objektiv 3 pikët me Teutën.

Sot paradite në ambientet e kubit të Kukësit, presidenti Gjici ka mbledhur në një analizë lojtarët  dhe stafin teknik. Në këtë mbledhje u diskutua në lidhje me takimin e ditës së shtunë  ku ekipi humbi ndaj Lushnjes, duke lënë dhe 3  pikë shumë të vlefshme dhe që ishin mundesia për t’ju afruar  më shumë kreut.

Presidenti Gjici ka kërkuar nga lojtarët dhe stafi arsyen që çuan në këtë humbje që Kukesi se kishte pësuar që nga viti 2012.

\"\"Tranieri Milinkoviç në fjalën e tij tha që mban përgjgjësi për këtë paraqitje dhe do të analizojë me kujdes çdo mangësi që kjo gjë të mos përsëritet.

Dhe lojtarët diskutuan me përgjegjësi për gjëndejn në të cilën ndodhen, duke u zotuar se gjithçka do të ndryshoj në dy ndeshjet në vazhdim.

Objektiv i padiskutushëm marrja e tre pikëve në Durrës këtë të dielë.

Në ditët në vazhdim stafi teknik do të analizojë me përgjegjësi  të gjitha gabimet që çuan në këtë humbje, dhe marrjen e masave për ndeshjet në vazhdim. Gara vazhdon asgjë nuk ka përfunduar, dhe ekipi do të bëjë më të mirën për të arritur objektivin kryesor, fitimin e kampionatit.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.