cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Kukësi humbet ndaj Lushnjes.

Humbja e sotme në Kukës ndaj Lushnjes 1 – 3. është nga humbjet më të thella në këto 6 vite që Kukësi është në Kategorinë Superiore. Për këtë ndeshje do të ketë një analizë të detajuar, dhe do te nxirren përgjegjësitë e stafit teknik dhe të lojtarëve. Nuk mund të ketë justifikime për këtë paraqitje të dobët. Gjithashtu nuk mund të tolerojmë arbitrimin e dobët nga ana e kryesorit të takimit, Klodian Shahini, i cili në minutën e 30- të, nuk dha një 11 metërsh për Et’hemin, të shkaktuar brënda zonës nga Mone. Kjo penallti mund të ndryshonte rrjedhën dhe rezultatin e lojës. Klubi do të bëj ankimim për këtë gjyqtar, i cili nuk i ka kopetencat e duhura për të gjykuar një ndeshje të këtij niveli. Gjithashtu takimi është mbyllur pa mbaruar koha shtesë nga ana e tij. Kujtojmë se ai gjithmonë ka qënë gjyqtar i katërt në takimet e Kategorisë Superiore.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.