cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Besojmë tek titulli

Si çdo javë edhe sot tranjeri Milikoviç doli para gezatarëve sportiv,në prag ndeshjen me Lushnjen, sfidë e cila zhvillohet për javën e 14 të Kategorisë Superiore.

Në qendër të vëmëndjes së tyre ishte shkrimi i gazëtës “Panorama Sport” në lidhje me mbledhjen e stafit drejtues dhe  presidentit si dhe raportet  me menaxherin Halili,ku tranjeri  iu pergjigje qartë dhe shkoqur;

“Me Z.Halili nuk kam, dhe nuk kam pasur asnjë konflik,ato që shkruan gazeta për dialogun e zhvilluar në mbledhje janë tërësisht të paverteta,unë kam dashur ta hedh vetë gazetën në gjygj për keto shpifje por me qenë se këtë veprim e mori klubi u tërhoqa.Ka qenë zoti Halili ai që më ka prezantuar te presidenti Gjici,dhe këtë e ka bërë se ka besuar në mua.Kemi pasur dhe kemi bashkpunim shumë të mirë,pavarësisht debateve konstruktive që kemi për ndeshje e lojtarë të veçantë.

Këtë qështje e deklaroj të mbyllur.

E rëndësishme për mua është të kthehemi tek fitorja dhe për këtë po i kushtojmë rëndësi kësaj ndeshje,besoj se ekipi do reagojë mirë dhe të marre fitoren jo vetëm në këtë ndeshje po dhe në vazhdimësi.”

Përsa i përket formacionit Milikoviç nuk do të ketë Kalen i cili është me katër kartona të verdhe,Krketiç dhe Aliev nuk janë të rikuperuar plotësisht,për këtë do ti duhet të ndryshoj diçka.

Objektivi i 9 pikëve ka qënë në vëmëndjen e gazetarëve;  ”Patjeter që duhet marrë jo vetem këto pikë,por dhe të tjerat pasi besojmë në marrjen e titullit kampion.

Po ti referohemi fazes se pare te vitit kaluar jemi ne te njejtat rezultate

Nëse nuk arrijmë objektivi e këtyre 9 ndeshjeve, megjithëse kam një mardhënie korrekte dhe të vërtetë me presidentin unë do e respektoj cfarë do lloj vendimi që do të marrë ai.

I pyetur nëse ka ndërhyrje në  formacion Milinkoviç sqaroi:

“U shpreha dhe me parë  që kemi nje mardhënie korrekte,  ai kurrë nuk ka ndërhyrë në punën time, edhe me tranjerët që kanë qënë te Kukësi para meje me të cilët  kam folur me ta kanë thëhë të njëjtën gjë. Ne flasi 3 –  4 hërë në javë, interesohet për ekipin si për  gjëndja psikologjike dhe për atë fizike.

Shihemi në Kukës!

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.