cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Gjithçka që ndodhi në 90 minuta në sfiden Skënderbeu – Kukesi

  • December 3, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 49 Views

\"\"

MINUTË PAS MINUTE

90’+4′ Mbyllet ndeshja me fitoren e Skënderbeut.

90′ Jepen 4 minuta shtesë.

90′ Një përplasje mes Xhejms dhe Kale sjellë një zënkë në fushë ku përfshihen futbollistë të të dy skuadrave. Xhaja vonon të qetësojë gjakrat dhe në fund ndëshkon me të verdhë Kale.

88′ Mendon të adminisitrojë rezultatin në këto minuta Skënderbeu, duke ushtruar presing të lartë për të mos lënë Kukësin të organizohet.

85′ Daja bën lëvizjen e parë duke i dhënë minuta Demte, për të larguar Gavazajn.

77′ Skënderbeu vazhdon të sulmojë, edhe pse në inferioritet numerik. Nimaga provon nga jashtë zonës por këtë herë dërgon topin në duart e Koliçit.

72′ Karton i kuq për Vangjelin. Një tjetëwr ndërhyrje e gabuar e Vangjelit i kushton atij të verdhin e dytë duke lënë vendasit në inferioritet numerik.

 

\"\"69′ GOOL Xhejms. Skënderbeu përsëri në avantazh. Një top i larguar gabim nga prapavija e Kukësit përfundon te Taku i cili sheh Xhejms dhe me në prekje të shpejtë e nxjerr të vetëm para Koliçit. Sulmuesi nuk mund të gabojë dhe dërgon topin në rrjetë me një goditje të saktë.

64′ Goditje dënimi që ekzekutohet nga Radas nga e majta, grushton Koliçi.

64′ Në lojë Shtubina në vend të Et’hemit te Kukësi.

61′ Kundërsulm model i Kukësit me Kale i cili sheh Gurin në të djathtë. Pasimi i tij gjen sulmuesin i cili shfaqet i vetëm para Shehit por gjuajtja është shumë e lehtë dhe përfundon në duart e gardianit të Skënderbeut. Shpëtojnë korçarët.

56′ Aksion në krahun e majtë i Gavazajt i cili hyn në zonë dhe provon të godasë nga një pozicion i prirët. Koliçi kontrollon gjithçka me dy ndërhyrje të njëpasnjëshme.

50′ Kërkon me ngulm Skënderbeu të gjejë një gol të shpejtë për t’u kthyer në avantazh, por Kukësi duket mjaft më i vëmendshëm në fraksionin e dytë të lojës, ndërsa provon të kundërsulmojë me dyshen Guri-Bakaj.\"\"

46′ Starton pjesa e dytë e ndeshjes, pa ndryshime mes skuadrave.

45’+1′ Mbyllet pjesa e parë me barazimin 1-1.

\"\"

43′ GOOL Guri. Barazohen shifrat. Pas zhvillimit të një goditje dënimi, sulmuesi i shpëton mbulimit të mbrojtjes dhe i vetëm gjuan me kokë duke dërguar topin në rrjetë.

41′ Pritet reagimi i Kukësit por është përsëri Skënderbeu që rrezikon. Pas një aksioni të Micit nga e majta, topi arrin te Gavazaj. Gjuajtaja e tij devijohet nga Koliçi ndërsa më pas Muzaka çon shumë lart mbi traversë nga një pozicion i favorshëm.

36′ GOOL Taku. Skënderbeu në avantazh. Aksion i shpejtë i skuadrës vendase që finalizohet me goditjen e ish-futbollistit të Tiranës, i cili nuk i lë kohë për reagim Koliçit.

27′ Taku gjendet i vetëm në hyrje të zonës dhe pasi merr një pasim nga Nimaga në krahun e majtë, nuk arrin të gjejë kuadratin me gjuajtjen e tij.

25′ Goditje dënimi ballore nga distanca për Kukësin, Bakaj pason për Hoxhën i cili lëshon një predhë drejt portës. Shehi përgjigjet duke grushtuar topit saktësisht.

23′ Arrijnë të dërgojnë topin në rrjetë kuksianët pas zhvillimit të një goditje dënimi por më parë vijërojtësi kishte sinjalizuar për pozicion jashtë loje të Shametit.

20′ Goditje dënimi thuajse perfekte e Radas nga e majta. Topi i drejtohet kryqëzimit të shtyllave por Koliçi me një ndërhyrje vendimtare shtyn sferën mbi traversë duke shpëtuar portën e tij, në vështirësi Kukësi në këto momente.

15′ Tjetër sulm i shpejtë i Skënderbeut në të djathtë, topi te Gavazaj i cili provon në hyrje të zonës, por nuk gjen kuadratin duke e dërguar sferën jashtë.

13′ Lilaj provon me një goditje të fortë nga distanca. Topi përfundon jashtë, ngjitur me shtyllën në të majtë të Koliçit.

10′ Sulm i shpejtë i Xhejms në krahun e djathtë. Futbollisti pason për Gavazajn në shtyllën e dytë por Et’hemi kthehet me shpejtësi dhe largon topin para se të gjuante futbollisti i vendasve.

9′ Edhe Radas provon nga krahu tjetër në një goditje dënimi nga një pozicion i ngjashëm me atë të Bakajt. Përsëri muri devijon duke çuar sferën jashtë.

4′ Goditje dënimi në pozicion ballor pranë zonës për Kukësin. Provon Bakaj por tentativa e tij devijohet lehtësisht nga muri mbrojtës dhe përfundon jashtë.

1′ Guri shkelmon topin e parë nga qendra dhe fillon ndeshjen.

\"\"

Skënderbeu-Kukësi 2-1
36′ Taku, 69′ Xhejms / 43′ Guri

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Nimaga, Lilaj, Muzaka, Taku, Gavazaj (85′ Demte), Xhejms (87′ Aliti).
Trajner: Ilir Daja

\"\"

Kukësi: Koliçi: Idrizi (77′ Koldashi), Hoxha, Shameti, Rrumbullaku, Imami (85′ Joti), Musolli, Et’hemi (64′ Shtubina), Kale, Bakaj, Guri.
Trajner: Mlladen Milinkoviç

KV: Vangjeli, Mici / Musolli, Imami, Kale

KK: Vangjeli

Gjyqtar: Juxhin Xhaja

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.