cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Guri: Peng rasti i humbur, besojmë ende tek titulli kampion

  • December 2, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 151 Views

Një nga protagonistët kryesorë të takimit midis Skënderbeut dhe Kukësit, është padyshim Sidrit Guri.  Nga “parajsa” në “ferr”, Guri arriti të rikthente ekuilibrat në fushën e lojës pasi barazoi shifrat në 1-1,  por humbi një rast të artë për të kaluar ekipin e tij në avantazh. Në një intervistë për “Supersport”, Guri është shprehur shumë i zhgënjyer për rastin e humbur, por kërkon fokusimin në kundërshtarin e radhës.

Goli dhe shansi i humbur

“Jam shumë i lumtur për golin, por jo për rezultatin pasi u ndëshkuam në momentin më të mirë. Për rastin e humbur, kur pashë Shehin përpara isha në kundër kohë. Nuk na ngelet gjë tjetër veçse të shohim përpara, Skënderbeu është në një nivel shumë të lartë por duhet të shohim kundërshtarin e radhës që është Lushnja”

Renditja aktuale

“Jemi të dëshpëruar nga humbja pasi prisnim më tepër, e kishim organizuar ndryshe takimin por ne besojmë ende tek titulli kampion. Nëse nuk do të besonim do ta braktisnim këtu kampionatin, por ka ende shumë javë përpara”

Difekti i Kukësit

“Nuk është Skënderbeu shumë lartë pasi ne kemi lënë shumë pikë me kundërshtarët e tjerë, pra problemi është brenda ekipit tonë. Sot duhej të kishim fituar për të ngushtuar diferencat dhe gjithë djemtë janë duke sakrifikuar për tu ngjitur sa më lart në kampionat”, përfundoi lojtari i Kukësit

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.