cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Konferencë për shtyp e tranjerit të FK Kukësit Mlladen Milinkoviç

  • December 1, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 134 Views

Konferencë për shtyp e tranjerit të FK Kukësit Mlladen Milinkoviç

Interesim i madh i mediave sot në konferencën për shtyp të tranjerit Milinkoviç
në prag të ndeshjes me Skëndërbeun.
Gjëndja e motit duket se do të ndikoj dhe në mbarëvajtjen e javës së 13- të superligës shqiptare, nëse do të ishte mirë të ndërpritej apo jo kampionati Milikoviç u përgjigj – Nuk jam përgjegjës për këtë çështje nëse fusha është e gatshme të luhet apo jo këtë duhet ta vendos federata.
Besoj se nëse do vazhdoj shiu kështu fusha do të dëmtohet por kjo është e njëjtë si për ne dhe për ata,pra nuk mendoj se do jemi të favorizuar.
Ne jemi pregatitur për këtë ndeshje seriozish.
Nese Milikoviç është i kënaqur me barazimin ai u përgjigj – Unë e kam thënë, ne duam të marrim 3 pikët edhe sidomos tani që kemi ulur diferencën, e rëndesishme është të luajme fort dhe mirë të marrin sa më shume pikë.
Nuk besoj se kjo ndeshje do të vendos gjithçka nëse fitojmë,do ecim,nuk më intereson vetëm sfida me Skenderbeu por paraqitja e ekipit në çdo ndeshje.
Kjo nuk është ndeshja e fundit sepse të gjithë kundershtarët kanë mundesi të marrin pikë nga skuadrat e tjera siç po e shohim këto javë, mund të ndodh gjithcka.
Ju siguroj që ne me skenderbeun do te luftojmë për të marrë 3 pikët
Skëndërbeu është një ekip i mirë ka lojtar të mirë dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm.Me fitoren ndaj tyre përveç se ngushtojmë diferencën jemi edhe brënda objektivave
Në kushte te tilla në teren të rënduar një gabim kushton shumë, duhet pasur kujdes vijmë,pas dy fitoreve dhe ana psikologjie e lojtareve është e mirë.
A do të ketë të gjithë ekipin e gatshëm për këtë sfide – Përveç Allës që është penalizuar me karton, nuk kemi mungesa të tjera.Aliev është rikuperuar dhe këtë jave ka bërë stërvitje, dhe Krkotiç besojmë do të jetë në mesin e 18 lojtarëve të përzgjedhur për këtë sfidë – u shpreh Milikoviç.
Përsa i përket ndeshjeve për Kupën e Shqipërisë nese shtyrja e tyre do të ndikoj Milinkoviç u shpreh.
Besoj që do na nxjer pak jasht programit,por për të gjithë është njesoj, nëse shtyhet për ne shtyhet dhe për ata.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.