cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Duke dhënë të gjithë shpirtin në fushë, besoj se do afrohemi dhe me Skënderbeun

  • November 26, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 50 Views

Njeriu i ndeshjes, Ylli Shameti, u shpreh në intervistën pas përfundimit të takimit, se ekipi i Kukësit mori tre pikët, por ka ende shumë gjëra për të rregulluar në lojë. Gjithashtu, ai shtoi se në rastin e penalltisë, i tha arbitrit Meta se penalltia ishte e pavullnetshme, dhe nuk duhej ta jepte.

Laçi ju dominoi. Pse kaq pasiguri te Kukësi…
Kishim një gjendje jo të mirë psikologjike para kësaj ndeshje. Kemi bërë disa hapa fals, dhe jo të gjithë e mbajnë presionin, sidomos në një ndeshje dhe fushë të vështirë si kjo e Laçit. E prisnim që ta kishim të vështirë, dhe nuk kemi lozur mirë. Kemi ende shumë për të korrigjuar. Morëm 3 pikët, por kundërshtari shpërdoroi shumë raste. Kjo fitore do na shërbejë, të kemi më shumë kohë të rikuperojmë gabimet.

Është në rrugën e duhur që të rikuperoni distancën me Skënderbeun?
Kam thënë që duhet të marrim të gjithë pikët. Duhet të flasim pas çdo ndeshje, dhe së pari të fitojmë ndeshjet tona. Duke dhënë të gjithë shpirtin në fushë, besoj se do afrohemi dhe me Skënderbeun.

Çfarë ndodhi tek momenti i 11-metërshit?
Nuk ishte penallti. Unë isha shumë afër sulmuesit, dhe nuk e kam parë fare topin ku ka shkuar. I thashë arbitrit Meta, që ishte distancë e afërt dhe ishte e pavullnetshme. I thashë arbitrit që lart ka një zot që e gjykon. Nuk kisha ku t’i çoja duart. Ky është mendimi im.

Vitin e kaluar ekipi dukej më i konfiguruar. Mund të bëni një krahasim?

Lojtarët që kanë ikur, kanë marrëdhënien e tyre me presidencën, dhe e kanë vetë në dorë. Më pas, e vendos stafi se kë do fusë titullarë në lojë. Ne në fushë, duhet të japim maksimumin. Rezultatet e vjetshme e vërtetë që nuk janë si këto tani. Ne duhet të mendojmë për lojën. Për problemet e tjera, merret stafi dhe presidenca.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.