cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Kukësi ben kthesën në Laç.

  • November 25, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 162 Views

Kukësi  ben kthesën në Laç.

Kukësi ka arritur të bëjë kthesën në rezultate teksa ka mposhtur në transfertë Laçin me rezultatin minimal 0-1. Golin e vetëm të takimit e shënoi Shameti në minutën e 4-të.

\"\"

Ndeshja ka pasur dhe tension teksa tifozët e Laçit kanë hedhur sende të forta në fushë duke goditur Idrizin dhe Kalenë. Pas këtij takimi, Kukësi ngjitet në kuotën e 22 pikëve në vendin e 2-të, ndërsa Laçi mbetet i 5-ti me 15.

\"\"

Komenti minutë pas minute

90+4′ Mbyllet ndeshja.

90′ Kukësi kryen zëvendësimin e tretë. Largohet Bakaj, në fushë Et’hemi.

87′ Shameti bën një devijim të rrezikshëm brenda zonës teksa Kukësi shpëton paq nga një autogol.

83′ Xhixha rrëzohet në zonë dhe pretendon për penallti, por gjyqtari lejon vazhdimin e lojës.

82′ Xhixha tenton me një goditje diagonale brenda zonës, por topi shkon jashtë.

77′ Alla ndëshkohet me karton të verdhë duke bërë nxehmjen.

75′ Selmani bëhet i pakalueshëm për Kukësin teksa pret dy gjuajtje të njëpasnjëshme.

73′ Kukësi kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Alijev, në fushë Peposhi.

71′ Ekserda ndëshkohet me karton të verdhë.

69′ Kukësi kryen zëvendësimin e parë. Largohet Kale, në fushë Kërkotiç.

69′ Qaqi ndëshkohet me karton të verdhë.

66′ Laçi kryen zëvendësimin e tretë. Largohet Bardhi, në fushë Lushkja.

62′ Alijev udhëheq mirë topin dhe futet në zonë duke dalë përballë Selmanit, por goditja e tij devijohet nga portieri kurbinas. Topi përfundon në këmbët e Bakajt, por goditja e këtij të fundit brenda zonës shkon jashtë mbi traun e portës.

59′ Rexhinaldo tenton me një goditje të rrezikshme brenda zonës, por topi shkon jashtë.

58′ Laçi kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Nika, në fushë Xhixha.

54′ Fillon sërish loja.

\"\"

51′ Tifozët e Laçit godasin sërish me sende të forta. Këtë herë goditet Kale. Ndërpritet loja.

48′ Laçi kryen zëvendësimin e parë të detyruar. Largohet Shala, në fushë Kallaku.

47′ Kale ndëshkohet me karton të verdhë.

46′ Fillon pjesa e dytë. Kukësi luan topin e parë.

45+6′ Mbyllet pjesa e parë.

45+5′ Eskerda merr përsipër ekzekutimin e penalltisë por goditja e tij përfundon jashtë.

45+4′ Shameti prek topin me dorë brenda zonës dhe arbitri akordon penallti.

42′ Kalojnë në qetësi këto minuta teksa mungojnë rastet e rrezikshme për gol.

33′ Qaqi tenton me një goditje të rrezikshme shumë pranë portës, por një devijim i lehtë i Koliçit e çon topin në goditje këndi.

26′ Alijev tenton sërish me një goditje me kokë brenda zonës, por topi pritet nga Selmani.

25′ Alijev tenton me një goditje me kokë brenda zonës, por topi grushtohet nga Selmani.

24′ Eskerda tenton portën duke ekzekutuar një goditje dënimi, por topi kontrollohet nga Koliçi.

22′ Idrizi ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar.

18′ Nika jep një pasim mjaft të mirë brenda zonës për Rexhinaldon, dhe ky i fundit godet rrezikshëm, por topi del jashtë ngjitur me shtyllën.

12′ Loja ndërpritet për pak çaste sepse tifozët vendas godasin me çakmak Idrizin, i cili shtrihet në tokë.

10′ Nika rrëzohet në zonë dhe pretendon për një penallti, por asgjë për gjyqtarin.

7′ Eskerda tenton me një goditje nga jashtë zonës, por topi shkon jashtë.

4′ Shameti kalon Kukësin në avantazh teksa godet saktë me kokë një top të krosuar në zonë nga një goditje këndi nga e majta.

1’ Fillon ndeshja. Laçi luan topin e parë.

\"\"

LAÇI – KUKËSI 0-1
Shameti 4′

Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Shala (Kallaku 48′), Nika (Xhixha 58′), Jonuzi, Bardhi (Lushkja 66′), Uzuni, Eskerda, Rexhinaldo
Trajner: Gentian Mezani

Kukësi: Koliçi, Idrizi, Shameti, Hoxha, Rrumbullaku, Musolli, Imami, Guri, Bakaj (Et’hemi 90′), Kale (Kërkotiç 69′), Alijev (Peposhi 73′)
Trajner: Mlladen Milinkoviç

Gjyqtar: Kridens Meta

KV: Qaqi 69′, Eskerda 71′ / Idrizi 22′, Kale 47′, Alla 77′

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.