cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Milinkoviç: Ndeshje e vështirë, por duam fitoren!

  • October 27, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 43 Views

Trajneri i F.K. Kukësit ka folur para medieve në një konferencë për shtyp të zhvilluar në zyrat e klubit. Numri një i stolit u është përgjigjur pyetjeve dhe interesimit të gazetarëve në lidhje me gjendjen e skuadrës para sfidës me Vllazninë. Tekniku ka vlerësuar kundërshtarin, por skuadra kampione e Shqipërisë i ka qëllimet dhe objektivat e qarta, i nevojitet vetëm fitorja.

NDESHJA – \”Do të jetë një sfidë mjaft e vështirë, pasi Vllaznia ka nevojë për pikë dhe luan futboll të bukur, por ne nuk kemi zgjidhje tjetër përveç marrjes së 3 pikëve. Duam të arrijmë maksimumin në këtë sfidë\”.

GJOKA – \”Nuk do të jetë një sfidë që do të përballet Milinkoviç dhe Gjoka, por Kukësi dhe Vllaznia. Trajneri Ernest Gjoka mka bërë  mirë me Kukësin dhe e respektoj. Tifozët duhet ta presin ashtu siç më priten mua në Gjirokastër\”.

OBJEKTIVAT – \”Ekipi jonë synon që të arrijë fitoren në çdo ndeshje. Nuk kemi ultimatum të fitojmë 4 ndeshje, por kemi objektiv të fitojmë çdo sfidë\”.

Dëmtimet – \”Dëmtimet po na shqetësojnë dhe nuk po na lënë të dalim te loja jonë, por me rikthimin e të gjithëve dhe kur grupi do të jetë i plotë do të arrijmë maksimumin\”.

 

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.