cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Milinkoviç: Duam të marrim 3 pikët

  • October 20, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 47 Views

Trajneri i F.K. Kukësit, Mladen Milinkoviç, ka dalë në një konferencë për shtyp mesditen e sotme. Numri një i stolit ka analizuar situatën e ekipit të tij para sfidës me Luftëtarin dhe beson se skaudra do të dalë me pikë të plota nga ky takim.

\"\"

Rikthimi në Gjirokastër – \”Kam punuar për një vit dhe kujtoj vetëm gjërat e bukura dhe jo momentet e vëshitra. Kemi ndërtuar një ekip të mirë dhe bëmë një sezon fantastik. Kam kontakte me lojtarët në formë respekti\”.

Ndeshja – \”Pres një sfidë të vështirë. Kukësi ka vetëm një objektiv para çdo ndeshjeje, fitoren. Transferta në Gjirokastër nuk bën përjashtim. E dimë se do të jetë e vështirë, por jemi gati\”.

Luftëtari – \”E njoh, pasi e kam drejtuar vetë. I njoh edhe karakteristikat e lojtarëve, megjithatë asnjë ndeshje nuk i ngjan tjetrës. Kam studiuar edhe kam pyetur edhe mënyrën se si luan trajneri Hasan Lika. Besoj se do të bëjmë mirë\”.

\"\"

Të rinjtë – \”Në këtë fillim sezoni ka rënë më shumë në sy Ethemi, megjithatë ne kemi në ekip lojtarë të rinj si Koldashi, Joti dhe Sadiku që do të kenë shansin e tyre në Kupën e Republikës, pse jo edhe në kampionat\”.

Mungesat – \”Unë dua që të kem gjithmonë grupin e plotë, por nuk qahem për dëmtimet. Kam besim te lojtarët e tjerë që do futen. Formacioni më i mirë është gjithmonë ai që hedh në fushë\”.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.