Kukësi B 3
Mamurrasi 1
E diel, 1 tetor 2017, ora 14:30, stadiumi \”Zeqir Ymeri\”
Shënues: Cenaj 10\’, Koldashi 36\’, Gjuta 78\’
Kukësi B: Hasanbelli, Germizi, Zylyftari, Xhixha, Shehu, Gjuta, Sadiku, Cenaj, Koldashi, Joti, Grori. Tr. Edmond Dalipaj.
Skuadra e Kukësit B e nisi kampionatin në mënyrën e duhur, pasi në ndeshjen e zhvilluar mesditen e sotme, në orën 14:30, në stadiumin \”Zeqir Ymeri\”, ekipi i trajnerit Edmond Dalipi arriti një fitore të merituar përballë Mamurrasit. Kukësi B fitoi me rezultatin 3 me 1 duke mos e vënë për asnjë moment në diskutim fitoren. Pjesa e parë e sifdës u mbyll me rezultatin 2 me 0 pas golave të shënuar nga Cenaj në minutën e 10-të dhe Koldashi në minutën e 36-të. Pjesa e dytë dhuroi edhe dy gola, nga një për çdo ekip. Për të vulosur rezulutatin për ekipin tonë mendoi Gjuta në minutën e 78-të. Deri në fund të takimit verilindorët kontrolluan lojën dhe koleksionuan 3 pikët e para duke e nisur me këmbën e mbarë sezonin.
Deklarata e trajnerit Edmond Dalipi
pas ndeshjes për sajtin e klubit
\”Jam i kënaqur me fitoren, pasi e filluam me këmbën e mbarë kampionatin. Kemi punuar 2 muaj për ta nisur me \’këmbën e djathtë\’. Paraqitja e skuadrës në fushën e lojës ishte e mirë, megjithatë duhet të punojmë më shumë në disa aspekte. Ishte vetëm një sfidë dhe nuk duhet të jemi shumë entuziastë, të gëzojmë sot, por nesër të kthehemi nga puna e fortë për të përgatitur ndeshjen e radhës\”, – u shpreh trajneri Edmond Dalipi.
E veçanta