cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Milinkoviç: S\’ka rëndësi kush shënon, e rëndësishme të fitojmë

  • September 30, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 131 Views

Trajneri Mlladen Muilinkoviç ka dalë në një konferencë për shtyp para ndeshjes me Skënderbeun të vlefshme për javën e katërt të Superligës. Takimi do të luhet ditën e hënë, ora 14:00, në stadiumin \”Zeqir Ymeri\”.

\"\"

Numri një i pankinës ka vlerësuar sfidën me korçarët dhe beson  se skaudra e tij do e kalojë me sukses këtë sfidë.

Ndeshja – \”Do të jetë një takim mjaft i vështirë, pasi luajmë kundër Skënderbeut. Një skuadër që ka bërë mirë në Europë dhe në kampionat. Megjithatë, ne i kemi qëllimet e qarta dhe duam të fitojmë këtë ndeshje\”.

Dëmtimet – \”Po monitorjmë gjendjen e Bakajt dhe Shametit. Hallaçi dhe Koliçi janë gati. Ne kemi alternativa, e zëvendësuam Shametin që kur doli.  Ekipet kanë shumë lojtarë në dispozicion, pikërisht për të përballuar dëmtimet dhe pezullimet\”.

\"\"

Rezultati –  \” Kundër Skënderbeut kërkojmë vetëm fitoren. Në fund, kur të mbarojë loja do tëthemi nëse do të jemi të kënaqur apo jo. Para ndeshjes nuk mudn të thuash asgjë\”.

Tifozët – \”Afrimi i tyre në stadium është lajm i mirë për ne. E kam thënë edhe më herët se ata na ndihmojnë për të marrë rezultatet e duhura. Futbollistët e ndjejnë më shumë rëndësinë e sfidës dhe japin më shumë për tifozët\”.

 

Mbrojtja – \”E thashë edhe pas ndeshjes me Egnatian, mbrojtja të jep kampionatin, ndërsa sulmi të jep fitoren. Nëse nuk pësojmë do të ishte shumë mirë, sepse ne jemi skuadër që duam të shënojmë një gol më shumë se kundërshtari. Rëndësi ka që të mos bëjmë gabime në mbrojtje dhe të mos i falim ndonjë gol Skënderbeut, i cili është një ekip që po kalon një formë shumë të mirë\”.

\"\"

Sfida e sulmuesve – \”Alijev nuk ka dhënë akoma atë që di të japë dhe ne presim prej tij. Shpejt do të tregojë vlerat më të mira. Soue ka bërë mirë edhe në Europë edhe në kampionat. Skënderbeu ka ruajtur grupin dhe kjo i bën të rrezikshëm. Për mua s\’ka rëndësi se kush e bën golin, por të fitojmë:, – shprehet Milinkoviç.

 

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.