cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Milinkoviç: S\’kemi yje, por kemi grupin e mirë

  • September 22, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 118 Views

Trajneri i Kukësit, Mlladen Milinkoviç, ka dalë në një konferencë për shtyp, para ndeshjes me Laçin, në program, ditën e  diel, ora 14:00. Numri një i stolit vlerëson kundërshtarin dhe beson se skuadra e tij do e kalojë me sukses këtë sfidë.

\"\"

NDESHJA – \”Do të jetë një ndeshje mjaft e vështirë, pasi Laçi është një kundërshtar i rrezikshëm. Ata luajnë më mirë jashtë dhe këtë e treguan edhe në sfidën ndaj Partizanit, që fituan në Tiranë. E dimë që në sezonet e shkuara na kanë vendosur në vështirësi, por nuk dua të merrem me këtë gjë, pasi dua të shoh punën e ekipit tim, jo historinë\”.

LAÇI – \”Ata kanë nje ekip të mirë, pasi nga krahët janë të shpejtë me Nikën dhe Uzunin, por edhe Rexhinaldo është i mirë, nëse luan. Qendrën e mbrojtjes e kanë të mirë, me lojtarë interesantë. I kemi studiuar kurbinasit, ashtu siç kemi bërë edhe me ekipet e tjera. Megjithatë, ekipi im do të hyjë në fushë për të fituar\”.

\"\"

GRUPI – \”I kemi kaluar problemet që kemi pasur me virozat dhe grupi është i plotë. Të shohim se çfarë do të ndodhë, pasi ka edhe 3 ditë për të mbërritur te ndeshja\”.

KRYESIMI – \”Kam ndjekur 8 nga 10 ndeshjet e Superligës në këto dy javë të luajtura dhe mund të them se asnjë nga ekipet nuk është aty ku duhet për momentin. Janë mirë fizikisht dhe taktikisht, por nuk janë harmonizuar krejtësisht, ashtu si edhe ne. Nuk e dimë se kur mund të kapim vendin e parë, ama mund të themi se do të ketë ndryshime të vazhdueshme, pasi këtë javë luajnë Skënderbeu – Partizani dhe Teuta-Flamurtari\”.

\"\"

GURI – ALIJEV – \”Për mua kanë rëndësi pikët dhe fitorja. E dimë se Guri është një sulmues qendre, por mund të them se e bëri shumë mirë edhe rolin në krahun e djathtë. Aty menduam se do të ishte mirë të luajë atë ndeshje. Alijev nuk ka ardhur si \’yll\’ i ekipit, ka ardhur si lojtar i mirë. Ne nuk kemi yje, kemi lojtarë të mirë. Ai është i tillë dhe besoj se në momentin që do të shënojë të parin gol, nuk do të ndalet më pastaj\”.

TIFOZET – \”Janë të rëndësishëm për ne. Besojmë se mund t\’i kthejmë në shkallët e stadiumit.. Shpresoj që në këtë ndeshje ndaj Laçit të jenë të pranishëm\”.

\"\"

 

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.