Ekipi i Kukësit ka zhvilluar seancën e parë stërvitore, paraditen e sotme, në orën 10:00, në kompleksin \”Internacional\”, në Pezë. Stafi teknik zhvilloi një program tekniko-taktik dhe të gjithë lojtarët e morën të plotë ngarkesën stërvitore. Trajneri Milinkoviç po punon fort për ndeshjen ndaj Partizanit, në program ditën e hënë, ora 19:00.
Numri një i pankinës do të dalë edhe në një konferencë për shtyp ditën e sotme, ora 13:00, në zyrat e klubit.