cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Milinkoviç: Duam fitoren kundër Partizanit

  • September 16, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 139 Views

Trajneri i Kukësit, Mlladen Milinkoviç, ka dalë në një konferencë për shtyp ditën e sotme. Tekniku i kampionëve të Shqipërisë foli për përballjen me Partizanin dhe grupin që ka në dispozicion. Takimi kundër Partizanit do të luhet të hënën, ora 19:00, stadiumi \”Selman Stërmasi\”.

\"\"

Ndeshja – \”Do të jetë një ndeshje mjaft e vështirë. Mendoj se si ne, e si Partizani vijnë nga një moment jo shumë pozitiv, por kjo ndeshje do të jetë diçka ndryshe. Do të jetë një sfidë e fortë, por padyshim që ne në çdo ndeshje kërkojmë fitoren. Unë dhe lojtarët e mi e përgatisim takimin të tillë, pastaj se çfarë ndodh gjatë ndeshjes nuk parashikohet. Nuk më kënaq barazimi, pasi ne duam të fitojmë çdo ndeshje. Pastaj duhet parë se shkon sfida për të dhënë vlerësimin në fund. Asnjë ndeshje nuk i ngjan tjetrës\”.

\"\"

Partizani – \”Nuk besoj se Partizani do të shfaqet si me Laçin. Do jetë diçka tjetër, pavarësisht se mendoj se edhe ndeshja ndaj kurbinasve nuk ishte aq e dobët sa rezultati. Ne i kemi studiuar ata gjatë gjithë javës dhe mund të themi se i dimë edhe pikat e tyre të forta dhe të dobëta\”.

Sulmi –  \”Në këtë fazë të kampionatit nuk mendojmë se kush do të shënojë, por të fitojmë, pavarësisht se kush e bën golin. Bakaj, Alijev dhe Guri kanë besimin tim dhe janë të rëndësishëm për ne. Ata janë profesionist dhe shumë shpejt do të dalin te loja e tyre më e mirë\”.

\"\"

 

 

 

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.