cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Sqarim në lidhje me \”braktisjen\” e stadiumit

  • September 7, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 135 Views

Skuadra e Kukësit sqaron opinionin publik në lidhje me lajmet e pavërteta për \”braktisjen\” e menjëhershëm të fushës dhe stadiumit  \”Selman Stërmasit\”.  Ekipi verilindor ka qëndruar në pankinë pas mbarimit të ndeshjes për të pritur cermoninë zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit, më pas shefi i klubit, Jonuz Hallaçi, ka pasur komunikim me zyrtarët e FSHF-së që e kanë informuar se nuk do të ketë medalje për skuadrën verilindore dhe se mund të largoheshin, ekipi i është drejtuar dhomave të zhveshjes. Lojtarët dhe stafi u kanë shprehur përgëzimet e rastit lojtarëve dhe stafit të Tiranës.

\”E kishim vlerësuar maksimalisht ndeshjen, pavarësisht se nuk shkoi ashtu siç e donim ne. Kam lexuar lajme të pavërteta në lidhje me një \’braktisje\’ të stadiumit nga skuadra e Kukësit duke mos respektuar ekipin e Tiranës, nuk është e vërtetë. Lojtarët, por edhe stafi i kanë uruar lojtarët dhe stafin bardheblu, pastaj kemi qëndruar në pankinë për të pritur cermoninë. Fola me përfaqësuesit e FSHF-së dhe më thanë se nuk ka medalje për vendin e dytë dhe se mund të largoheshim. Ne ashtu bëmë\”, -përfundon Hallaçi për sajtin e klubit.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.