cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Milinkoviç: Ndeshje e vështirë, por kërkojmë fitoren!

  • September 5, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 135 Views

Skuadrat e Kukësit ka zhvilluar një konferencë për shtyp para ndeshjes së Superkupës me Tiranën, në program, nesër, ora 19:00, në stadiumin \”Selman Stërmasi\”. Para medieve është paraqitur tekniku Mlladen Milinkoviç. Numri një i pankinës i është përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve.

NDESHJA – \”Do të jetë një ndeshje mjaft e rëndësishme, pasi do të luajmë përballë Tiranës. Një ekip me shumë histori për futbollin shqiptar. Ata kanë fituar më shumë kampionate, por pavarësisht kësaj ne do të bëjmë maksimumin dhe do të luajmë sipas stilit tonë. Parashikoj një takim të vështirë\”.

\"\"

SUKSESI I VJETSHEM – \”Kukësi e ka fituar edhe vjet Superkupën përballë Skënderbeut dhe është pozitive. Ne kemi objektiva madhorë për këtë sezon dhe duam që gjithashtu ta fitojmë atë. Do të hyjmë në fushën e lojës për të fituar\”.

GRUPI – \”Do të presim edhe gjendjen e Musollit. Nëse aktivizohet apo jo me Kosov, pjesa tjetër e ekipit është e plotë dhe nuk do të kemi probleme\”.

\"\"

TIRANA – \”Nuk e nënvlerësojmë Tiranën, pavarësisht se militojnë në Kategorinë e Parë. Ne do të hyjmë në fushë për të bërë lojën tonë me topa të shpejtë dhe me një ritëm të lartë\”.

 

 

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.