Skuadra e Kukësit vazhdon me përgatitjet para ndeshjes me Tiranën. Ekipi kampion i Shqipërisë ka zhvilluar seancën e sotme stërvitore, në orën 17:30, në kompleksin sportiv \”Internacional\”, në Pezë. Ekipi verilindor ka zhvilluar stërvitje për rreth 90-minuta dhe stafi teknik po mendon për formacionin që do të hedhë nga minuta e parë në ndeshjen kundër Tiranës. Numri një i pankinës po i jep përgjigje edhe dilemave të tij në lidhje me formacionin.
Skuadra do të vazhdojë edhe nesër me të njëjtin plan stërvitor. Ndeshja me Tiranën do të zhvillohet ditën e mërkurë, ora 19:00, në stadiumin \”Selman Stërmasi\”.