Kukësi i ka dhënë fund përgatitjeve në Ohër ditën e sotme. Ekipi ka zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore parditën e sotme duke mbyllur fazën përgatitore. Stafi teknik kishte planifikuar një program fiziko-teknik. Seanca ka zgjatur rreth 90-minuta dhe trajneri i ka dhënë ngarkesën e duhur futbollistëve të tij.
Pas mbarimit të seancës stërvitore dhe drekës së ekipit, kuksianët janë nisur drejt Shqipërisë dhe kanë mbërritur pasdite. Pas pothuajse dy javësh stërvitje, skuadra është rikthyer në kryeqytet, ku do të vijojë përgatitjet në kuadër të ndeshjes së parë sezonale, me Tiranën, e vlefshme për Superkupën e Shqipërisë. Gjatë kësaj periudhe futbollistët i janë nënshtruar një programi të mirë hartuar nga stafi teknik dhe skuadra duket se ka arritur formën e duhur për të nisur rrugëtimin e sezonit 2017-2018.