Ekipi i Kukësit ka vijuar me përgatitjet edhe ditën e sotme. Stafi teknik kishte planifikuar dy seanca stërvitore, paradite në orën 10:00, ndërsa pasdite në orën 17:00. Trajneri Mladen Milinkoviç kishte planifikuar edhe një ndeshje brenda grupit pasdite.
Skuadra është ndarë në dy ekipe dhe rendimenti i treguar ka qenë i lartë. Futbollistët kanë dhënë maksimumin, ndërsa ndeshja është shoqëruar me grintë dhe shpirt gare. Numri një i stolit ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e grupit.
Kthimi – Ekipi i Kukësit do të kalojë natën e fundit në Ohër. Pas përgatitjeve në këtë qytet, skuadra do të zhvillojë nesër edhe seancën e paradites dhe pas drekës do të niset drejt Shqipërisë. Ekipi do të rikthehet në Tiranë ku do të nisë edhe përgatitjet në kryeqytet për Superkupën e Shqipërisë dhe fillimin e kampionatit.