Skuadra e Kukësit vazhdon me përgatitjet në fazën përgatitore. Stafi teknik po punon me dy seanca stërvitore në ditë dhe lojtarët po marrin maksimumin. Ditë pas dite forma e tyre është në rritje, ndërsa stafi është i kënaqur me punën dhe përkushtimin e futbollistëve në stërvitje.
Trajneri Milinkoviç edhe ditën e sotme ka aplikuar dy seanca. Paradite dhe pasdite, ekipi i është nënshtruar një programi fiziko-teknik, ndërsa ka dhënë udhëzimet e fundit edhe për ndeshjen miqësore ndaj Teutës. Kuksianët do të luajnë me durrsakët, nesër në orën 17:00, në stadiumin e Strugës.