cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Stivi Frashëri afrimi i ri i Kukësit, \”I lumtur që u bashkova me kampionët\”

  • August 22, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 47 Views

Skuadra e Kukësit ka bërë një tjetër afrim në merkato. Me kampionët e Shqipërisë është  bashkuar portieri Stivi Frashëri. \”Gardiani\” i portës ka firmosur zyrtarisht me skuadrën e Kukësit dhe ditën e sotme do të niset drejt Ohrit për t\’iu bashkuar ekipit në fazën përgatitore. 26-vjeçari i bashkohet Kukësit pas aventurave me Bylisim, Tiranën dhe Flamurtarin. Ai ishte pjesë e vlonjatëve sezonin e fundit dhe sezoni 2017-2018 do e gjejë me fanellën e Kukësit. Me afrimin e Frashërit, porta e Kukësit është \”e blinduar\”, ndërsa rritet edhe konkurrenca.

\"\"

Frashëri në prononcimin e tij të parë si lojtar i Kukësit, shprehet mjaft i kënaqur për afrimin me kampionët. \”Jam shumë i kënaqur që arrita të mbyll marrëveshjen me Kukësin dhe që nga dita e sotme jam zyrtarisht futbollist i këtij ekipi. Kënaqësia është më  e madhe kur e di se po afrohesh te një ekip që synon gjithmonë fitimin e trofeve dhe i ka objektivat e qarta. Unë do të jap maksimumin për këtë ekip dhe sa herë të më jepet mundësia do të tregoj veten time. Koliçi? Portier shumë i mirë dhe djalë i shkëlqyer. Vitet e fundit është rritur shumë dhe ka pasur kontribut të madh te fitimi i titullit. Do të jetë mirë të punoj me të, por edhe me portierët e tjerë që ka Kukësi. E përsëris edhe njëherë që është kënaqësi e madhe që iu bashkova kampionëve\”, – përfundon Stivi Frashëri për sajtin e klubti të verilindorëve.

\"\"

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.