Skuadra e Kukësit po vijon fazën përgatitore në Ohër. Trajneri Mladen Milinkoviç po stërvit ekipin me dy seanca stërvitore në ditë. Kampionët e Shqipërisë, po stërviten paradite dhe pasdite. Stafi teknik po mundohet t\’i marrë më të mirën lojtarëve të tyre.
Ndërkohë, Kukësi ka arritur të sigurojë edhe ndeshjen e dytë miqësore. Verilindorët kanë gjetur gjuhën e përbashkët me Teutën. Skuadra bregdetare gjithashtu po zhvillon fazën përgatitore në Ohër. Një sfidë që na shërben para ndeshjes së Superkupës me Tiranën. Ndeshja do të luhet ditën e mërkurë.