Skuadra e Kukësit ka mbyllur ditën e dytë të përgatitjeve në Ohër. Ekipi verilindor ka zhvilluar edhe ditën e sotme dy seanca stërvitore. Paradite, skuadra është stërvitur në orën 08:30, ndërsa pasdite në orën 17:00. Trajneri Mladen Milinkoviç ka përgatitur një program fiziko-teknik për futbollistët e tij.
Ditën e nesërme, kampionët e Shqipërisë do të zhvillojnë edhe miqësoren e parë në tokën maqedonase. Verilindorët do të udhëtojnë drejt Strugës për të luajtur me ekipin vendas të Labonishtit. Takimi zhvillohet në orën 17:00.