cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Alla, pjesë e Kukësit edhe për sezonin e ri

  • August 17, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 135 Views
Albi Alla do të jetë pjesë e Kukësit edhe për sezonin e ri. Mbrojtësi 24-vjeçar ka nënshkruar marrëveshjen e re ditën e sotme në zyrat e klubit dhe do të niset drejt Ohrit për të zhvilluar fazën përgatitore. Pogradecari do të vihet nën urdhrat e trajnerit Mladen Milinkoviç.
Mbrojtësi ka folur për sajtin e klubit në lidhje me marrëveshjen e re. \”Më vjen mirë që gjeta gjuhën e përbashkët me klubin. Të gjitha mosmarrëveshjet që kishim i sqaruam dhe tashmë jam i kënaqur që rikthehem përsëri. Presidenti Safet Gjici u tregua mjaft dashamirës dhe më duhet ta falenderoj, ashtu si të gjithë të tjerët në klub. Jam në një ambient që e njoh mirë dhe do të jap maksimumin tim. E di se çfarë objektivash ka klubi dhe dua të mbroj titullin kampion me Kukësin\”, – shprehet Alla.
 
Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.