Stafi teknik i Kukësit e ka nisur punën me ritëm të lartë në fazën përgatitore që po zhvillon skuadra verilindore në Ohër. Kampionët e Shqipërisë kanë zhvilluar dy seanca stërvitore ditën e sotme. Ekipi i Kukësit ka dalë dy herë në fushën stërvitore në Ohër. Trajneri Milinkoviç ka zhvilluar seancën e parë në orën 09:00, ndërsa pasdite e ka zhvilluar në orën 17:30.
Programi ka qenë i një karakteri fiziko-teknik. Stafi i Kukësit kërkon të rrisë përgatitjet fizike të lojtarëve me cirkuite force dhe ushtrime të shpejta me topin. Gjendja për momentin duket e mirë dhe atmosfera është pozitive në kampin e kampionëve. I njëjti program do të jetë edhe nesër.